TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2025, 08:06

La pas tre fëmijë, aksidenti tragjik që i mori jetën 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Lurë

Shkruar nga Pamfleti

La pas tre fëmijë, aksidenti tragjik që i mori jetën

Bledar Spahiu është 43-vjeçari i cili ndërroi jetë në aksident teksa po shkonte drejt Parkut Kombëtar të Lurës, aty ku flakët po vijojnë prej ditësh.

Ai ishte nisur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti ku makina e tij doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.

Fillimisht 43-vjeçari u dërgua në Spitalin e Dibrës, por për shkak të gjendjes së rënduar u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, e më pas ndërroi jetë.

Bledar Spahiu kishte një eksperiencë prej 19 vitesh në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Dibër.

 

Lini një Përgjigje