TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2025, 15:43

I fundit që takoi Vis Martinajn, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit Jeton Lami

Shkruar nga Pamfleti

I fundit që takoi Vis Martinajn, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar përfundimisht rekursin e ish-efektivit të forcave operacionale, Jeton Lami, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës për dënimin e tij me 2 vite e 10 muaj burg për shpërdorim detyre.

Lami u arrestua në gusht të vitit 2022, pasi u filmua duke shoqëruar Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur në rrethana misterioze.

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm e kishte konfirmuar më herët vendimin e shkallës së parë, ndërsa vetë Lami kërkoi një rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, e cila sot e rrëzoi përfundimisht.

Zhdukja e Martinajt u bë një nga çështjet më të bujshme në vend, me dyshime të forta për një ekzekutim mafioz. Emri i tij u përmend edhe nga Nuredin Dumani, që e akuzoi për porositjen e vrasjes së Endrit Dokles për një shumë prej 500 mijë eurosh. Deri më sot, autoritetet nuk kanë arritur të zbulojnë çfarë ndodhi me “mbretin e lojërave të fatit”, ndërsa bashkëpunëtorët e tij po përballen me drejtësinë.

Lini një Përgjigje