
Në 60-vjeçar është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit ku banonte, në një lagje pranë spitalit të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke u kthyer në banesë, kur ka ndërruar jetë papritur. Dyshimet e para janë se 60-vjeçari ka pësuar një atak kardiak.
Ai u gjet nga familjarët që kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i i humbjes së jetës.
Lini një Përgjigje