TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2025, 22:33

Krimi “bën ligjin” në Jug, plagosje me thikë në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Krimi “bën ligjin” në Jug, plagosje me thikë në

Krimi po bën ligjin në mes të sezonit turistik, duke kthyer jugun e Shqipërisë në një skenë alarmante dhune dhe pasigurie, ndërsa forcat e rendit duket se janë në gjumë veror.

Ngjarja më e fundit vjen nga Vlora, ku një 27-vjeçar është plagosur me thikë në bark në fshatin turistik të Risilës. I riu është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, ndërsa rrethanat dhe autorët mbeten mister.

Kjo plagosje është vetëm një hallkë tjetër në zinxhirin e ngjarjeve kriminale që kanë tronditur qytetet bregdetare ditët e fundit. Në Sarandë janë shënuar disa episode të rënda, nga plagosjet em armë, te tritoli e dhuna. Gjë që dëhsmon se siguria ka degraduar gjatë këtij sezoni turistik.

Lini një Përgjigje