TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2025, 22:41

Aksident i rëndë në Fushë Arrëz, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lokal; plagosen tre persona!  

Shkruar nga Pamfleti

 Aksident i rëndë në Fushë Arrëz, shoferi humb
 

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë Arrëz, ku një automjet ka përfunduar në një lokal duke plagosur tre persona.  

Mësohet se automjeti tip “BMW” është përplasur me një lokal në hyrje të qytetit të Fushë Arrëzit e për pasojë është lënduar e zonja e lokalit, e cila ishte para lokalit, së bashku me dy gra të tjera që ishin në një tavolinë.  

Pronarja së bashku me dy gratë e tjera janë transportuar drejt spitalit të Pukës. Të dëmtuarat janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e parë në Spitalin e Pukës. 

Drejtuesi i mjetit F. R. është shoqëruar në Polici, pasi dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara kur humbi kontrollin. 
 

Lini një Përgjigje