Teksa zgjedhjet e 14 majit janë më pak se 3 javë larg, në qyteti e Kavajës ka ndodhur incidenti i parë. Mësohet se është thyer dera e KZAZ-së që ndodhet në shkollën 26 Marsi, në lagjen numër 3 të qytetit.
Sipas informacioneve të para, disa persona të pa identifikuar janë futur brenda godinës dhe pasi janë pikasur nga kalimtaret janë larguar.
Nuk dihet se kush ka qenë qëllimi por policia ndodhet ne vendngjarje dhe pritet të japë detaje të mëtejshme.
"Më datë 23.04.2023, është marrë njoftim nga anëtarët e KZAZ Nr. 42, në Kavajë, se është dëmtuar dera hyrëse e kësaj KZAZ-je, në shkollën “26 Marsi”, shkollë aktualisht jashtë funksionit.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe kanë kaluar në vendngjarje dhe nga hetimet e para paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk është konstatuar mungesë apo dëmtim i ndonjë sendi dhe dokumentacioni i KZAZ.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dera është hapur me forcë nga disa të mitur, që frekuentojnë ambientet e shkollës mbasditeve."-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Lini një Përgjigje