
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet për tentativë vrasje dhe vjedhje të shumta.
I riu ka tentuar të vrasë një polic si dhe ka kryer vjedhje të shumta të banesave që ndodhen mes bashkive Barga dhe Pietrasanta. Vjedhje të kryera nga muaji shkurt i këtij viti.
Gjyqtari për hetimet paraprake të Lucca-s i cilësoi të përshtatshme burimet e shumta të provave të mbledhura gjatë hetimeve nga policia, jo vetëm për të justifikuar urdhrin e arrestit, por edhe për të evidentuar rrezikun konkret të përsëritjes së krimeve në të ardhmen.
I arrestuari është dërguar në burgun e La Spezias dhe vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të të dyshuarit.
Lini një Përgjigje