TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Tetor 2024, 17:58

Plagosje në Tiranë, një person qëllohet me thikë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje në Tiranë, një person qëllohet me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ndërsa raportohet se një person është plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “4 Dëshmorët” në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Raportohet se personi i cili ka mbetur i plagosur është marrë nga ambulanca dhe është transportuar drejt Spitalit.

Mësohet se një 35-vjeçar ka qëlluar një 60-vjeçar. Autori është me precedent penal të mëparshëm, ndërsa është arrestuar nga policia.

Ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur konflikti mes tyre, apo identiteti i personave. Policia po punon për detaje nga ngjarja.

Në përditësim...

Lini një Përgjigje