TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Tetor 2024, 15:18

Arsenal armësh dhe municion luftarak në një banesë në Greqi, policia: Lidhje me Ermal Mekon, i dënuar për drogë

Shkruar nga Pamfleti

Arsenal armësh dhe municion luftarak në një banesë në

Policia greke ka zbuluar një arsenal armësh në një banesë në Aharnon të Athinës. Sipas policisë, ngjarja lidhet me arrestimin e 37-vjecarit Ermal Meko nga Berati. Ky i fundit, me precedent të rëndë penal në Greqi, përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë, u kap mbrëmjen e 2 tetorit në të njëjtën zonë me 2 granata, 2 ndezësa dhe 58 fishekë, ndërsa bashkëpunëtori i tij u largua me vrap dhe mbetet ende i paidentifikuar.

Policia ka ushtruar kontroll në një banesë në Aharnon ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 mjete shpërthyese të improvizuara, 5 mekanizma ta improvizuara për vonesë kohore, 5 granata, 4459 fishekë, 1 armë zjarri e improvizuar, 25 fishekzjarre, 6 silenciatorë, 3 jelekë antiplumbë, dylbi arme, bajonetë, pjesë armësh, 2 thika, grirëse metalike, 70 krehëra, 8 mbajtëse krehërash.

Arsenal armësh dhe municion luftarak në një banesë në

Arsenal armësh dhe municion luftarak në një banesë në

Arsenal armësh dhe municion luftarak në një banesë në

Policia greke po heton qëllimin e mbajtjes së këtij arsenali armësh dhe po punon për identifikimin e bashkëpunëtorit të Ermal Mekos.

37-vjecari nga Berati rezulton i arrestuar në Greqi në vitin 2011 për një sërë akuzash të rënda përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë por edhe grabitje e drogë i cili u dënua me 53 vite burg, por kreu vetëm 8 pasi u lirua në 11 korrik 2019 dhe u riatdhesua në Shqipëri. Ai rezulton të jetë rikthyer në Greqi me të njëjtin emër por me mbiemër të ndryshuar.

 

Lini një Përgjigje