
Kid Koshena ishte arrestuar në kuadër të operacionit për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, por u lirua nga Gjykata e Posaçme.
Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u ndalua mbrëmjen e të premtes duke lëvizur i armatosur në zonën e Laprakës.
Shtetasi Kid Koshena u ndalua teksa po qarkullonte me automjetin e tij së bashku me një mik.
Në Laprakë, shërbimet e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin Xh. S., dhe pasagjer shtetasin Kid Koshena.
Gjatë kontrolleve që forcat “Shqiponja” kryen në çantën e 30-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë, dy krëhra dhe municion luftarak.
Kid Koshena ishte arrestuar në kuadër të operacionit për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, por u lirua nga Gjykata e Posaçme. Ai ka qenë i dënuar më parë për plagosje të rëndë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas, pasagjer në një automjet, që qarkullonte i armatosur në zonën e Laprakës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në Laprakë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin Xh. S., dhe pasagjer shtetasin K. K. Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit K. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me 2 krëhra dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje