
Një çift shqiptarë është arrestuar ditën e sotme në Athinë, pasi në mjetin e tyre u gjend lëndë plasëse. Armiol Rrasa, 39 vjeç nga fshati Gradishtë i Divjakës person me precedentë penale në Shqipëri e Greqi dhe partnerja e tij shqiptare, 33-vjecarja Daniela Luari kanë rënë në prangat e autoriteteve greke.
Ndërkohë që mediat greke kanë publikuar edhe videon kur shihet momenti i arrestimit të dy shqiptarëve.
Βίντεο-ντοκουμέντο από τη στιγμή της σύλληψης στην Ομόνοια pic.twitter.com/ZsgSA5Fmjy
— Kathimerini_Web (@KathimeriniWeb) October 11, 2024
Siç është regjistruar në kamerat e sigurisë, fillimisht një automjet i bardhë ndalon në rrugën Sokratous në qendër të Athinës dhe dy personat dalin jashtë. Çifti bisedon për disa kohë me policinë, ndërsa personat e ekipit të DIAS-it po vijojnë kontrollin.
Më pas bëhet kontrolli i detajuar i mjetit, ku në fund gjendet një pako me lëndë plasëse të fshehur, detonatorë dhe një armë. Pak më vonë, siç është regjistruar, vihen në pranga dhe dërgohen në burg.
Βίντεο-ντοκουμέντο από τη στιγμή της σύλληψης στην Ομόνοια (2) pic.twitter.com/voYj2Zy2WS
— Kathimerini_Web (@KathimeriniWeb) October 11, 2024
Lini një Përgjigje