Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me kokainë.
Karabinierët e stacionit Perugia-Fortebraccio në Itali, njoftuan sot (11 Tetor) 35-vjeçari i arrestuar është i njohur për policinë për precedentët penalë të mëparshëm, për ndalim për trafikim të lëndëve narkotike.
Arrestimi ndodhi pas kontrollit gjatë të cilit të dyshuarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u gjetën disa doza kokainë të gatshme për trafikim. Aksioni u bë në rajonin e Umbrias.
Operacioni ka çuar në kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit, ku janë gjetur edhe 180 gramë kokainë, si dhe material për paketimin e lëndës dhe një shumë prej 1500 eurosh cash, që mesa duket ishin të ardhura të aktivitetit të paligjshëm, shkruan “Umbriacronaca”.
Arrestimi u vërtetua edhe nga Autoriteti Gjyqësor, i cili urdhëroi masën e sigurisë arrest me burg.
Lini një Përgjigje