TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Tetor 2024, 14:16

Vrasja e Egli Progës, publikohen pamje të rënda dy muaj pas ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Egli Progës, publikohen pamje të rënda dy muaj pas

Për herë të parë janë zbuluar pamje pas ngjarjes ku Egli Proga u godit për vdekje.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur42-vjeçari i pavetëdijshëm, merret nga disa persona dhe futet në ambulancë.

Edhe pse mjeti i ambulancës ka mbërritur, ai nuk është vendosur në barelë për t’u futur më pas në të, por i kapur nga disa persona nga këmbët dhe duart.

Ditën e sotme Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 persona që dëshmuan vrasjen e Egli Progës në qytetin e Pogradecit por akuzohen se e fshehën atë. Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe të cilët ishin lënë më herët në masën e sigurisë “ detyrim paraqitje” janë arrestuar pasi gjykata e Korçës e ka ndryshuar atë në arrest në burg.

Prokuroria e Korçës ka konkluduar se ka ndërhyrje ne kameren e brendshme të lokalit ku u dhunua duke gjetur më pas vdekjen Egli Proga.

Vrasja e Egli Progës, publikohen pamje të rënda dy muaj pas

vrasja e egli proges

Lini një Përgjigje