TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Tetor 2024, 18:59

Plagosja në Tiranë, policia jep detaje: Konflikt i çastit, arrestohet autori me precedent të mëparshëm penal

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Tiranë, policia jep detaje: Konflikt i çastit,

Policia ka dhënë detaje nga plagosja me thikë pasditen sotme në Tiranë. Sipas policisë, dyshohet se pas një konflikti të çastit 40-vjeçari Eljot Xhafa ka goditur me thikë 60-vjeçarin Agron Doçi.

Mësohet se autori është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Xhafa nuk është emër i panjohur për policinë pasi është person me precedent të mëparshëm penal.

Ngjarja ndodhi në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet.

“Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.

60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

 

 

Lini një Përgjigje