TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2023, 10:31

"Tempulli", U kapën duke shitur kanabis në Lezhë dhe Mirditë, arrestohen dy të rinjtë

Shkruar nga Pamfleti

"Tempulli", U kapën duke shitur kanabis në Lezhë dhe

Dy persona janë arrestuar në Lezhë dhe Mirditë në vijimësi të megaoperacionit “Tempulli”, pasi iu gjetën doza të lëndës narkotike gjatë kontrolleve fizike nga policia.

Në pranga kanë rënë Salvator Luka dhe Ndue Rregji. Mësohet se dy të arrestuarit, të cilëve iu sekuestruan në total 68 doza kanabisi, shisnin lëndën narkotike në lagje të ndryshme të qyteteve të tyre.

“Në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit fizik ndaj Salvator Lukës, 26 vjeç, banues në Pukë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, doza kanabisi, të gatshme për shitje.

Në Mirditë, gjatë kontrollit fizik ndaj Ndue Rregjit, 31 vjeç dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

arrestim mezhe mirdite kanabis

Lini një Përgjigje