
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest në shtëpi' për ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashi.
Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, e cila akuzohet se së bashku me Ardian Malasin, tashmë të arrestuar, dyshohen se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Rama të pastrojnë paratë që si burim kanë aktivitetin e trafikut të drogës.
Ajo deklaroi sot në GJKKO se nuk ka kryer asnjë shkelje në detyrë. Në sallën e gjyqit ku u paraqit sot bashkë me avokatët, ajo ka deklaruar se ka njohje me Besianin, njërin nga vëllezërit, me të cilin ka pasur raport intim, madje ka dhe një djalë të cilit ai nuk i ka njohur atësinë.
Rajmonda Dashi u shpreh se kjo është e vetmja gjë që e lidh atë me dy të dyshuarit, megjithatë gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest shtëpie” edhe pse është kundërshtuar nga avokatët, të cilët kërkuan një tjetër masë duke marrë parasysh edhe kushtet e saj.
Në fuqi u la edhe masa arrest me burg për Ardian Malasin, i cili ka pretenduar se akuza nuk qëndron, ndërsa ka pranuar se ka blerë një apartament nga dy vëllezërit te ish stacioni i trenit, të cilin ia ka shitur Rajmonda Dashit.
Për dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj gjykata vendosi arrest në burg.
Sipas SPAK, Rajmonda Dashi së bashku me Ardian Malasin, dyshohen se kanë ndihmuar dy vëllezërit pastrojnë paratë që si burim kane aktivitetin e trafikut të drogës.
Këto dyshime janë krijuar pas letërporosive që kanë mbërritur nga Belgjika, ku dy vëllezërit janë dënuar për trafik narkotikësh. Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e vendosura nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri, tashmë të vënë në sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.
Lini një Përgjigje