TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Dhjetor 2023, 09:49

Të shtënat me armë në Shkodër, zbardhet identiteti i ‘shënjestrës’

Shkruar nga Pamfleti
Të shtënat me armë në Shkodër, zbardhet identiteti i
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është zbardhur identiteti i personit të plagosur sot në Shkodër.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Mësohet se Aleksander Curri, 40 vjeç është qëlluar me armë zjarri në qendër të qytetit. Dyshohet se autori ka qëlluar 4 herë.

'Iku vrap dhe ra atje! Isha këtu duke lypur. Shkovi sërish atje e pashë. Nuk e di se kush i qëlloi. Ka qëndruar 10 minuta. ‘Më jepni ndihmë më jepni ndihmë!’ -tha ai. Në këmbë ka ikur. I dhasë ndihmë e parë.'- tha dëshmitarja.

Raportohet se autori ka qenë me biçikletë dhe ka qëlluar në drejtim të Durrit në zonën e këmbimit valutor.

Më pasi ai është larguar në drejtim të kryqëzimit të ish-Degës dhe policia është vendosur në ndjekje të autorit.

Ndërkohë i plagosuri raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Lini një Përgjigje