TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Dhjetor 2023, 08:27

Vrasja e Arben Lleshit, eksperti: Mosfunksionimi i kamerave në burgun e Peqinit për të fshehur provat

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Arben Lleshit, eksperti: Mosfunksionimi i kamerave në burgun e

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tha se burgu i Peqinit është një burg i sigurisë së lartë, por nuk ka ato parametra që duhet.

Në një intervistë për Euronews Albania, eksperti theksoi se deklaratat që kamerat dhe skaneri nuk punonin janë histori për të fshehur provat.

Ai e konsideron skandal, faktin që rreth burgut Peqinit ka banesa.

“Burgu i Peqinit është një burg i sigurisë së lartë, por nuk ka ato parametra që duhet. Vetë punonjësit kanë pranuar se kamerat e sigurisë dhe skaneri nuk punonin. Këto janë histori për të fshehur provat. Është një burg që nuk ka tualete në dhomë. Është një burg i bërë nga investime të huaja. Për mua një nga skandalet më të mëdha është se ka banesa përreth”, tha ai.

 

vrasja arben lleshi eksperti kamer burgu i peqinit

Lini një Përgjigje