
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Lezhë në lagjen "Besëlidhja".
Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se i plagosur ka mbetur 22-vjeçari, Aleks Laska.
I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, edhe pse paraprakisht dyshohet për një konflikt të çastit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilët po hetojnë për zbardhjen e rrethanave, megjithatë nuk kanë dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me çfarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Lini një Përgjigje