TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Korrik 2023, 09:37

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 31-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, arrestohet

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi qëlloi më armë zjarri në ajër.  

Policia ka bërë menjëherë identifikimin dhe kapjen e të riut, i cili u denoncua nga banorët e lagjes “Skëndërbeg”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ai tentoi ta fshihte atë në oborr, por u pikas nga autoritetet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

te shtena arme shkoder

Lini një Përgjigje