
Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese në Lundër.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur është qëlluar me armë zjarri drejt fasadës së katit të tretë të një banesë të pabanuar.
6 plumba janë qëlluar në drejtim te banesës, e cila është në pronësi të Dorian Ballës. Plumbat kanë prekur katin e tretë të banesës private, pjesën e papafingos, ku nuk kishte njeri pasi familja banonte në katin e 1 dhe te 2 të shtëpisë.
3 gëzhoja janë gjetur në vendngjarje, teksa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i hershëm për pronat, siç ka treguar vetë pronari i banesës. Dorjan Balla punon si zyrtar i OSHEE, por plumbat nuk kanë lidhje me detyrën e tij, por për shkak të konflikteve për pronën.
Lini një Përgjigje