TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2023, 20:00

Sulmohet me armë një banesë në Mamurras, policia shpall në kërkim dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Sulmohet me armë një banesë në Mamurras, policia shpall

Një familje në Mamurras është terrorizuar mbrëmjen e sotme, pasi në drejtim të banesës së tyre është qëlluar me armë zjarri.

Sipas burimeve, dy djem janë konfliktuar me një tjetër person dhe më pas kanë gjuajtur në drejtim të banesës së tij me armë. Fatmirësisht nuk ka pasur perona të lënduar.

Sakaq, mësohet se dy  të rinjtë P. N. dhe R. Gj janë shpallur në kërkim nga policia.

Rreth orës 19:00, në lagjen “Demokracia”, Mamurras, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit P. N. dhe R. Gj., banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Sh. N., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njoftoi policia.

mamurras sulme arme

Lini një Përgjigje