
Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin Laç-Mamurras paraditen e sotme. Një mjet ka dalë nga rruga, pasi humbi kontrollin dhe për pasojë gjeti vdekjen.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:50, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve që ka marrë drejtuesi i mjetit, A.M., nuk ka mundur të mbijëtojë. Ai drejtonte një mjet tip ‘Volkswagen" me targë AA642IK. Në mjet ka qenë edhe pasagjeri, E. D., i cili ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor.
Raportohet edhe për të plagosur.
Lini një Përgjigje