
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në Lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës, duke alarmuar banorët e zonës.
Pas njoftimit për krisma, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku gjatë kontrollit paraprak janë gjetur tre gëzhoja arme zjarri.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se arma është shkrepur në ajër dhe deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur verifikimet për të identifikuar personin ose personat e përfshirë, si dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Lini një Përgjigje