TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Nëntor 2023, 10:55

Të maskuar me kapuç dhe thikë në dorë, arrestohen 2 skifterët në Vlorë që grabitën tabakinon (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Të maskuar me kapuç dhe thikë në dorë, arrestohen 2

Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi kishin grabitur një tabakino në lagjen “Pavarësia” duke kërcënuar me thikë shitësin 19 vjeçar.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç. Siç shihet edhe në video teksa 19-vjeçari numëronte paratë në tabakino 2 autorët adoleshentët me kapuç në kokë dhe me thikë në dorë e kanë grabitur.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe një 15 vjeçar i cili dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka kallëzuar. Gjithashtu dyshohet të jetë autor i një vjedhje në një market të qytetit të ndodhur 4 ditë më parë.

vlore skiftere tabakino thike

Lini një Përgjigje