TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2023, 22:06

U përplas teksa kalonte rrugën, ndërron jetë në spital i moshuari në Lushnjë

Shkruar nga Pamfleti

U përplas teksa kalonte rrugën, ndërron jetë në spital

Këmbësori që u përplas nga një fuoristradë në Lushnjë, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti që ndodhi në kryqëzimin e Savrës rezultoi fatal për 87-vjeçarin Avdyl Çullhaj.

Ai po kalonte rrugën, ndërsa mbante në shpinë në ngarkesë me dru zjarri, kur u godit nga mjeti.

38-vjeçari, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

i moshuari nderron jete lushnje

Lini një Përgjigje