TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2023, 10:29

I dënuar me burg për trafik droge, arrestohet 39 vjeçari i shpallur në kërkim në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me burg për trafik droge, arrestohet 39 vjeçari i

Një 39 vjeçar shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vjet dhe 4 muaj burg për , për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar nga policia ditën e sotme.

Në pranga ka rënë Ardian Shkalla, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga Policia.  

"Si rezultat i këtij operacioni, në Mjull Bathore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Ardian Shkalla, 39 vjeç, banues në Tiranë.Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.

Lini një Përgjigje