TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2024, 10:34

SPAK kërkoi dënim me një vit burg, shtyhet gjyqi për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

Shkruar nga Pamfleti

SPAK kërkoi dënim me një vit burg, shtyhet gjyqi për

Shtyhet gjyqi për ish gjyqtarin e lartë Guxim Zenelaj, avokati paraqiti kërkesë për shtyrje pasi i duhet kohë për të përgatitur mbrojtjen.

Në seancën e mëparshme SPAK shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin me një vit burg për ish gjyqtarin e Lartë për dyshimin e fshehjes së pasurisë.

Më 22 dhjetor 2022, SPAK përfundoi hetimet në ngarkim të Zenelajt për deklarim të rremë të pasurive dhe dërgoi çështjen për gjykim. Po ashtu, bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u dërgua për gjykim edhe kërkesa për konfiskimin e pasurive të Zenelajt.

Konkretisht, është kërkuar dhe pranuar nga gjykata me vendim të datës 6 tetor, konfiskimi i një ngastre toke me sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë – Vlorë; si dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin-Lezhë, konkretisht dy bodrume me sipërfaqe 16 m2 dhe 15 m2; njësi me sipërfaqe 218.06 m2, dhe tre apartamente me sipërfaqe 60.36 m2, 67.35 m2 dhe 51.35 m2.

Zenelaj u largua nga sistemi gjyqësor në korrik të vitit 2017.

Lini një Përgjigje