
Shtyhet seanca e sotme në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ku të penduarit e drejtësisë rrëfejnë për ngjarje kriminale dhe emra të botës së errët.
Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes "Plumbi i artë" në Gjykatën e Posaçme.
Në sallë u tha se avokati Gentian Rumano ka hequr dorë nga mbrojtja e Hoxhajt dhe po ashtu edhe avokati i caktuar kryesisht për të.
Te pranishëm në sallë kanë qenë të tre të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani, Erion Alibej dhe Skerdi Tasi. Prej disa seancash, për shkak të disa kërkesave të përsëritura të avokatëve, procesi ka mbetur në vend numëro.
Prej 3 seancash gjykata ka tentuar të nisë marrjen e dëshmisë së të penduarit Tasi, por pa mundur ta realizojë.
Seanca e radhës është vendosur për në datën 10 korrik, ora 10:00, ku do vijohet me dëgjimin e dëshmisë së bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Lini një Përgjigje