TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Korrik 2025, 11:40

Tjetër aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaji 

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën
Pamje nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Një turist i huaj, që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër në lëvizje.

Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Rikujtojmë se në të njëjtin aks u regjistrua një tjetër aksident i rëndë mesnatën e sotme, ku si pasojë mbeti i plagusur rëndë një person. 

 

aksident

Lini një Përgjigje