TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2025, 10:47

Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, shkak mungesa e avokatit të Nuredin Dumanit 

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, shkak mungesa e

Seanca për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë në datën 2 shtator. Shkak është bërë mungesa e avokatit, Artan Simoni, i cili mbron bashkëpunëtorin e drejtësisë Nuredin Dumani. 

Në këtë proces, SPAK ka 3 persona të penduar. Fillimisht për ngjarjet rrëfeu Nuredin Dumani, pas tij u pendua edhe Erion Alibej dhe Skerdi Tase, i cili ka dëshmuar në seancë pak ditë parë. 

Kujtojmë se të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.  

Pjesa më e madhe e krimeve janë kryer me pagesë, ku Nuredin Dumani është i pari në listën e SPAK, si autor i 9 vrasjeve dhe tentativave për vrasje, si dhe 3 episode të vjedhjeve me dhunë. 
 

Lini një Përgjigje