TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2025, 10:06

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet shqiptari në Kroaci

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet shqiptari

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë kroate, pasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është me inicialet T.A., ndaj të cilit ka masë sigurie arrest në burg.

Arrestimi i tij në Kroaci është bërë para pak ditësh, ndërsa lajmi është bërë publik gjatë orëve të fundit.

Shqiptari ka qenë pjesë e një organizate droge të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe maqedonas që trafikonin sasi të mëdha kokaine.

Hetimi për goditjen e kësaj organizate zgjati 2 vjet dhe u krye nga autoritetet e L’Aquila nën koordinim me Antimafian Italiane. Autoritetet italiane lëshuan 42 masa sigurie në total.  

Lini një Përgjigje