
Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një i ri u gjet pa jetë brenda një parkimi pallati.
Sipas burimeve, ai ëhstë identifikuar Enea Dine, 29 vjeç. Sipas informacioneve, 29 vjeçari ka shkuar me automjet mbrëmë rreth orës 23:00 të darkës tek parkimi i pallatit, por sot është gjetur nga familjarët brenda në makinë i pajetë.
Policia ka njoftuar se nuk ka asnjë shenje dhune, ndërsa pritet të bëhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
Lini një Përgjigje