
Ndryshime në nivel drejtorësh në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP).
Raportohet se në krye të burgut të Elbasanit është emëruar Qazim Hoxha, ndërsa në atë të Peqinit, Altin Ago.
Ndryshime në rang drejtuesish në disa nga burgjet vijnë në përfundim të kontrolleve blic që janë kryer në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Kontrollet konsistonin jo vetëm për sendet e paligjshme në burgje, por edhe në takimet që personat e dënuar kanë zhvilluar me të afërm të tyre.
Në përfundim të kontrolleve janë kryer edhe ndryshimet në dy nga IEVP-të.
Lini një Përgjigje