TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2025, 10:02

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, tritoli ishte krijuar në mënyrë artizanale

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, tritoli ishte krijuar
Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Fushë-Krujës. Lënda plasëse e hedhur në afërsi të kabinave elektrike dhe gjeneratorit ka qenë artizanale.

Dyshohet se sulmi me tritol pranë gjeneratorit që ndodhej në rrethimin e jashtëm të burgut ka qenë tentativë për rrëmujë ose arratisje. Nga shpërthimi i tritolit me nitrat nuk ka pasur persona të lënduar.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale. Hetimet janë përqendruar në dy pista: një mesazh për drejtuesit e burgut apo tentativë për të krijuar zhurmë për tentativë arratisje. Sot janë thirrur dy nga grupet e gatshme dhe pritet që në orët në vijim të ketë një aksion kontrolli në burg nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Aktualisht janë mbi 350 persona në këtë burg por vetëm pak prej tyre janë në sigurinë e lartë.

Në vendin ku e ka hedhur autori lëndën plasëse nuk ka survejim të mirë me kamera sigurie, dhe nuk dallohet momenti i hedhjes dhe as autori, por po bëhet hapja e plotë e kamerave. 

shpërthimi në burgun e fushë-krujës

Lini një Përgjigje