
Katër administratorë farmacie janë arrestuar në Fier, pasi tregtonin në farmacitë e tyre ilaçe të kontrabanduara. Në pranga kanë rënë Shezai Yzeiri 65 vjeç, Anxhela Xhemali 59 vjeç dhe Pleçe Byzyka 36 vjeç. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet Tereza Plaka 53 vjeç.
Në subjektet dhe në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara, me vlerë rreth 800 000 lekë.
“Arrestohen 4 administratorë farmacie dhe procedohet 1 tjetër, pasi tregtonin në farmacitë e tyre, ilaçe të kontrabanduara.
Në subjektet dhe në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara, me vlerë rreth 800 000 lekë.
Si rezultat i hetimeve proaktive, të ndjekura për disa muaj, në kuadër të operacionit “Medicine”, me objektiv goditjen e kontrabandës së mallrave, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe.
Nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin këta shtetas, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 800 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje