TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2025, 09:41

Dyshohet për tentativë arratisje, zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol në burgun e Fushë- Krujës

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet për tentativë arratisje, zbardhen detaje nga shpërthimi

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Fushë- Krujës.

Dyshohet se lënda plasëse është hedhur pranë gjeneratorit që ndodhej në rrethimin e jashtëm të burgut, ndërsa shpërthimi është ndjerë rreth 5 kilometra larg vendngjarjes.

Nga shpërthimi i tritolit me nitrat nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërsa dyshohet se sulmi me tritol ka qenë tentativë për rrëmujë ose arratisje.

Mësohet se lënda eksplozive që ishte hedhur te gjeneratori ka qenë artizanale, e krijuar me nitrat. Pas një telefonate në sallën operative në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që raportonte për shpërthimin, drejt IEVP Fushë-Krujë janë nisur edhe oficerë policie nga kryeqyteti, të cilët kanë konstatuar se nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë të instaluara në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, për të parë çdo lëvizje që është kryer përreth perimetrit të burgut.

Lini një Përgjigje