TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2024, 07:30

Shpërthen bombola e gazit në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthen bombola e gazit në Durrës

Një bombol gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në banesën e një 70-vjeçari.

Shpërthimi ka ndodhur pas një rrjedhje gazi në kuzhinën e të moshuarit, që fatmirësisht ishte e veçuar nga pjesa tjetër e shtëpisë, ku ai flinte.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

durrës bombola e gazit

Lini një Përgjigje