Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një banesë në Fushë Krujë, ku për pasojë janë lënduar dy persona.
Sipas informacioneve, një bombol gazi ka shpërthyer për shkak të një defekti dhe si pasojë ka marrë flakë banesa në Fushë Krujë.
Mësohet se nënë e bir, janë dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak/ Më datë 24.01.2024, në lagjen "Punëtori", në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje