TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2024, 08:31

Shpërdoruan detyrën, zbardhen emrat e 6 efektivëve që u pezulluan në Shkodër; njëri prej tyre sot pjesë e RENEA-s

Shkruar nga Pamfleti
Shpërdoruan detyrën, zbardhen emrat e 6 efektivëve që u
Foto ilustruese

6 punonjës policie janë pezulluar nga detyra në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim”.

Siç thotë AMP, ata nuk kanë asgjësuar rreth 1 mijë bimë narkotike të cilat u zbuluan në Korrik të këtij viti në Shalë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në  bashkëpunim.

Konkretisht janë pezulluar nga detyra: Nënkomisar Gjergj Mala, Nënkomisar Ardian Baçina, Inspektor Faik Latifi, Inspektor Kristjan Lokthi, Inspektor Zef Doçi, Inspektor Sokol Kroni.

“Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër”, bëhet me dije në një njoftim të AMP.

Emrat e policëve të pezulluar nga Gjykata:
1-Nënkomisar Gjergj Mala - Ekspert kriminalist pranë DVP Shkodër
2-Nënkomisar Ardian Baçina - Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër
3-Inspektor Faik Latifi - Me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër
4-Inspektor Kristjan Lokthi - Me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër
5-Inspektor Zef Doçi - Në kohën e kryerjes së veprës penale qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth, dhe aktualisht Zv/Shef Seksioni/Specialist në Seksionin special të Ndërhyrjes Taktike në Njësinë Speciale “RENEA”.
6-Inspektor Sokol Kroni - Me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër

Lini një Përgjigje