TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2024, 20:52

U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet i pajetë 35-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet i pajetë

Një 35-vjeçar banues në Tiranë i cili rezultonte i zhdukur, është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në fshatin Pjezë Shijak të Durrësit.

Policia bën me dije se i riu u gjet i pajetë në një pemë në anë të rrugës, ndërsa dyshohet se është vetëvrarë. Sipas familjarëve të tij, 35-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 27.11.2024, rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje