TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2024, 18:07

Pjesë e grupit që trafikonte kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e grupit që trafikonte kokainë, arrestohet shqiptari

Policia italiane ka ekzekutuar masat e sigurisë të dhëna për anëtarët e një organizate që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Mes të arrestuarve ishte edhe një shqiptar, i cili gjatë hetimeve, duke ditur se ishte i parregullt, ka favorizuar hyrjen dhe qëndrimin në territorin e shtetit italian të kreut të organizatës, duke e transportuar me makinë kufiri i Triestes deri në L’Aquila.

Po ashtu, është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpiak për një maqedonas, i cili gjatë hetimeve i ka dorëzuar organizatës një sasi të madhe kokaine.

Përfundimisht, janë marrë edhe tre masa të tjera sigurie (dy arrest shtëpie dhe një detyrim qëndrimi në komunën e vendbanimit) ndaj 3 personave (me kombësi shqiptare, ukrainase dhe italiane), të cilët kanë bashkëpunuar herë pas here me anëtarë të shoqatës për tregtimin e lëndëve narkotike si kokaina në këtë kryeqytet.

Lini një Përgjigje