TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2024, 19:15

Aksident i rëndë te Rruga e Kombit, plagosen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë te Rruga e Kombit, plagosen 4 persona
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të Rrugës së Kombit.

Mësohet se një automjet tip Benz me targa AA 599TM sapo ka dalë nga autostrada është përplasur me një automjet tip Toyota me targa AB 023 KR.

Nga aksidenti janë plagosur dy pasagjerët dhe shoferi që ishin në automjetin tip Benz, ndërsa i plagosur ka mbetur gjithashtu edhe drejtuesi i foristradës.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti është i pandriçuar edhe pse ekziston sistemi i ndriçimit. Ky segment është burim aksidentesh pasi lidh tre rrugë, dalja dhe hyrja e rrugës së kombit, aksi i rrugës Kukës- Shishtavec dhe hyrja e qytetit të Kukësit.

Policia dhe grupi hetimor po kryen veprimet hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje