TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2025, 22:30

Shkrumbohet stalla në Lezhë, ngordhin 200 krerë bagëti

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet stalla në Lezhë, ngordhin 200 krerë bagëti

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku për pasojë kanë ngordhur afro 200 krerë bagëti. Zjarri ka rënë në një stallë, në fshatin Barbullojë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës sapo janë njoftuar për ngjarjen. Për shkak të përmasave të zjarrit, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete zjarrfikëse dhe personel për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Ata kanë mundur të shpejtojnë dhe të nxjerrin në kohë vetëm lopët që kanë pasur në stallë, por ka qenë vonë për të shpëtuar delet të cilat janë shkrumbuar nga flakët.

Lini një Përgjigje