TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2025, 14:13

‘Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë”, Dumani rrëfen kur ka takuar Talon

Shkruar nga Pamfleti

‘Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë”,

Në GJKKO është zhvilluar sot seanca e rradhës në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dëshmia e tij në seancën që po mbahet në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Avokati: Kur e ke takuar Talon për herë të fundit?

Dumani: Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë.

Avokati: Keni thënë që Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë dhe ishte interesuar për vrasjen e kushëririt të vet, vëllait të Alibeajt dhe Dylgjerit dhe se i bënte karshillëk Kel Kamamit.

Dumani: Po, i shkonte Kel Kamamit paralel me makinë.

Avokati: Kur i ke shkëputur marrëdhëniet me Talon?

Dumani: Takimi i fundit ka ardhur ai tek shtëpia ime. Fund 2019 fillim 2020. Ne kishim debatuar shumë me të.

Avokati: Kur jeni shkruar për herë të fundit?

Dumani: Me Sky, në verë 2020.

 

Lini një Përgjigje