TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2025, 11:50

Aksident i rëndë në Shkodër, përplaset për vdekje 25-vjeçari me motor

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Shkodër, përplaset për vdekje
Pamje ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në Bërdicë.

Beht me dije se një person që po lëvizte me motor është përplasur me një automjet në aksin Shkodër-Velipojë në Bërdicë. Për fat të keq nga aksidenti ka mbetur i vdekur 25-vjeçari, Xhevahir Maksuti.

Mësohet se automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin që është përplasur me motorin. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksident i rëndë në Shkodër, përplaset për vdekje

Lini një Përgjigje