TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2023, 14:09

Shkatërruan gjeneratorin e një lokali në tentativë për ta vjedhur, arrestohen tre persona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërruan gjeneratorin e një lokali në tentativë për

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, të moshave 27, 37 dhe 45 vjeç, për tentativë vjedhjeje.

Autoritetet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tre persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit "Befasia". Në pranga kanë rënë A. I., 27 vjeç, G. Z., 45 vjeç dhe M. M., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët akuzohen për shkatërrim prone dhe tentativë vjedhje.

Sipas hetimeve të policisë, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

arrestohen tre persona

Lini një Përgjigje