TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2023, 10:20

Bashkëpunoi me autorin për vrasjen e Arben Lleshit, arrestohet Indrit Shaqja; çfarë iu gjet në qeli

Shkruar nga Pamfleti
Bashkëpunoi me autorin për vrasjen e Arben
Indrit Shaqja

Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest për Indrit Shaqjan, i cili mbeti i plagosuri gjatë ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, ku u vra Arben Lleshi. Mësohet se Shaqjas iu gjet në qeli një telefon.

Shaqja ishte shok qelie me viktimën, i cili u qëllua me armë për vdekje nga Sokol Mjacaj.

I dënuari përjetë Indrit Shaqja dyshohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit brenda burgut të Peqinit më 15 dhjetor.

"Në vijim të ngjarjes së datës 15.12.2023, nga Shërbimin i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, më datë 19.12.2023, ora 21:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, të dënuarit Indrit Shaqja, akomoduar në IEVP Peqin, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale” parashikuar nga neni 324/a/2 të Kodit Penal.
Kjo pasi, nga kontrolli i ushtruar në dhomën e akomodimit në IEVP Peqin ju gjet 1 (një) aparat celularë i kamufluar në arkën e sendeve ushqimore i cili u sekuestrua.
Gjithashtu u gjet dhe 1 (një) predhë e cila ishte nga ngjarja e vrasjes së viktimës A.LL.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe po vijojnë hetimet me intensitet për të gjithë personat e përfshirë, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së datës 15.12.2023."-thuhet në njoftimin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

Në dosjen e ngjarjes thuhet se Shaqja lajmëroi Lleshin se po e kërkonin tek dritarja e qelisë kur Mjacaj qëlloi ndaj tij me armë.

Ndërkohë policët e burgut kanë dëshmuar se Shaqja e ka ndjekur Mjacajn deri në korridor pas vrasjes duke i thënë pse më vrave shokun.

indrit shaqja  arben lleshi

Lini një Përgjigje