
Është vënë në pranga nga policia e Tiranës një 23 vjeçar, ndërsa në gjendje të lirë ka nisur procedimi për dy motrat e tij dhe 3 të rinj të tjerë, pas përfshirjes në një sherr të dhunshëm një ditë më parë në kryeqytet.
Konkretisht u arrestua një 23 vjeçar me incialet K. K, dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 të tjerë të moshës 25-vjeç dhe 20 vjeç.
Referuar dëshmitarëve, një person ka dhunuar policin që ndërhyri dhe i ka marrë pistoletën duke tentuar të qëllojë ndaj qytetarëve të tjerë.
Kalimtarët kanë ndërhyrë menjëherë dhe gjatë përleshjes mes personit agresor dhe policit, arma ka “fluturuar” në anën tjetër të rrugës.
Në pamje mund të dëgjohen edhe britmat e qytetarëve dhe një grua që tenton të qetësojë një djalë, në dukje i ri në moshë.Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi i këtij sherri, por të gjithë kalimtarët janë tronditur dhe kanë mbetur të shtangur nga këto skena dhune në mes të rrugës.
"Dje, në ambientet e një lokali, në rrugën “Reshit Petrela”, 23-vjeçari është konfliktuar me shtetasit Sh. Ll., K. H. dhe K. N. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. K. ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, shtetasin Sh. Ll.
Gjithashtu, shtetasi K. K., gjatë ndërhyrjes së punonjësit të Policisë Rrugore në shërbim, i ka marrë atij armën e shërbimit dhe e ka hedhur disa metra me tej.
Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe 2 shtetaset, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë", sqaron policia.
Lini një Përgjigje