
Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë.
Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 54-vjeçar, i identifikuar si Edmond Sulo. 54-vjeçari është paraqitur në urgjencë me dy plagë, një në kokë dhe një poshtë sqetullës.
I plagosuri po merr ndihmën e parë mjekësore në urgjencën ‘Stefan Mekshi’ të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2, ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.
Lini një Përgjigje